Bota

Nëntë persona të infektuar me COVID, të shtruar në spital dy persona!

Nëntë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, pas 365 testimeve të kryera.

Qytetarët e infektuar ndodhen: 5 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Himarë, Berat.

Gjithsej janë 132 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Janar 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 365

Testime totale 2,029,621
Raste pozitive 333,210
Raste të shëruara 329,482
Raste Aktive 132
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 107
Fier 12
Vlorë 8
Durrës. 2
Lezhë. 1
Berat. 1
Shkodër 1