Celebrities Showbiz

“Nëse ajo përpiqet ta heqë, dhemb”, unaza e fejesës së Megan Fox paska një tjetër kuptim të veçantë!

Ata kanë qenë pothuajse të pandarë që nga fillimi i romancës së tyre para gati dy viteve. E kemi fjalën për Megan Fox dhe Machine Gun Kelly. E duket se ka ardhur çasti që ata të hedhin një hap më shumë në lidhjen e tyre. Këngëtari i “Papercuts”, 31 vjeç, i propozoi Megan Fox , 35 vjeçe dhe i dhuroi aktores një unazë shumë të veçantë.

Machine Gun Kelly ka zbuluar një veçori të çuditshme të unazës së fejesës që ai ia dhuroi partneres së tij. Në një intervistë për “Vogue”, ai u shpreh se:

Lloji i unazës në fakt është me gjemba. Pra, nëse ajo përpiqet ta heqë, dhemb. Dashura është dhimbje.

Deklaratat e tij u bënë publike një javë pasi muzikanti dhe aktorja vulosën fejesën e tyre duke pirë gjakun e njëri-tjetrit. Megan e bëri publik lajmin e tyre të madh me një video në Instagram të realizuar në resortin “Ritz Carlton Dorado Beach”.

Kelly u bashkua me argjendarin Stephen Webster për të stiluar një stil “toi et moi” që përmban gurët e lindjes së çiftit: një diamant për veten e tij dhe një smerald për bashkëshorten e tij të ardhshme.  Në intervistën e tij të re në “Vogue”, tregoi se një nga gurët e çmuar është një smerald kolumbian i pastër, i papërpunuar.

Sapo ishte gdhendur direkt nga miniera. Dhe diamanti ishte direkt nga Stephen. Koncepti është që unaza mund të shkëputet për të bërë dy unaza.

Guri i dyfishtë është jashtëzakonisht i përshtatshëm për çiftin, të cilët filluan të takohen në vitin 2020 pasi u takuan në xhirimet e filmit të tyre “Midnight in the Switchgrass”. Fox ishte martuar më parë me Brian Austin Green dhe të dy kanë tre fëmijë, Noah, 9, Bodhi, 7 dhe Journey, 5. Kjo do të jetë martesa e parë për Machine Gun Kelly (emri i vërtetë është Colson Baker), edhe pse ai ka një vajzë 13-vjeçare, Casie.