Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse Arbana thotë emër tjetër…”, ja çfarë do të bëjë Luizi nëse nuk shpallet fitues!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ditën e sotme Luizi është shprehur se çfarë do të bënte dhe si do ta përjetonte nëse nuk do të zgjidhej ai fituesi i këtij edicioni këtë të shtunë. Madje edhe banorët e tjerë janë shprehur se kanë frikë nga reagimi i Luizit nëse një gjë e tillë ndodh.

Luizi: Për Zotin, më mirë të dal i katërti sesa i dyti.

Efi: Të ikën truri ëë?

Luizi: Më mirë më nxirr të katërtin. Të thotë emër tjetër, uaaa!

Efi: E di çfarë kam frikë tek ty? Je aq emocional dhe inatçi, saqë po të jenë dy veta dhe të thotë emrin tjetër, ti as që ke për ta uruar fare.

Luizi: S’dua ta mendoj fare atë moment. Më mirë të më nxjerrin të katërtin dhe iki direkt, bëni çfarë të doni.

Efi: Atë hall kam tek ty, kur të dalë fituesi tjetër, do mërzitesh shumë.

Luizi: Dua të dal i katërti. O i katërti o i pari.

Ditën e djeshme Olta ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes shumë pyetjeve rreth Luizit, një prej tyre ka qenë edhe rreth përzemërsisë që Luizi ka shprehur së fundmi ndaj Oltës e për këtë ish-banorja ka shprehur disa fjalë.