Fashion Showbiz

Nëse dëshironi të dukeni plot klas por dhe lozonjare në të njëjtën kohë, kjo xhaketë është perfekte!

Xhaketat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në garderobën e një femre, ka aftësinë për të kompletuar një ‘look’ të tërë.
Por tashmë nuk keni pse të blini shumë, për mbrëmje dhe gjatë ditës pasi një model xhakete e re po bën namin, e cila mund të vishet si në darkë ashtu dhe ditën.

Hiqni dorë tashmë nga blerjet e xhaketave me ngjyrë të zezë, kafe apo nuancat e saj si ngjyra toke. Këngëtarja dhe moderatorja britanike, Ashley Roberts është shfaqur me një model krejt ndryshe që i ka mahnitur të gjithë adhuruesit e modës.

Dy ngjyra në një, të cilat kombinohen sipas dëshirës dhe i japin pamjes suaj një ‘vibe’ shumë klas dhe të shtrenjtë por në të njëjtën kohë gjallëri.
Kombinimi i kësaj xhakete ishte gjysma kafe dhe gjysma tjetër e kuqe e ndezur. Ashley kishte zgjedhur ta kombinonte me një fund dhe çizme të gjata ngjyrë kafe, një triko me fyt ngjyrë të kuqe dhe për aksesesorë një çantë të bardhë shumë të bukur.

Kjo veshje duket si një lëmsh i vërtetë ngjyrash por në të vërtetë është shumë i këndshëm për syrin dhe ajo mori shumë komplimenta. Kështu që mos nguroni të blini xhaketa dhe rroba të ndryshme të cilat përbëhen nga dy ngjyra, pasi është një nga trendet më të fundit që preferohet nga shumë personazhe publik.