Celebrities Gossip

Nëse dëshironi të vizitoni Nusretin, duhet të dini se çmimi i biftekut të artë është…

Një ndër personazhet më të famshëm të Instagramit, i cili para disa vitesh theu rrjetin me videon e famshme duke hedhur kripën në një formë të çuditshme, nga ku ka marrë dhe emrin “Salt Bae”. Besoj se e kuptuat që bëhet fjalë për kuzhinierin Nusret. Restorantet e tij frekuentohen shumë nga personazhet e njohur por dhe jo vetëm, gjithsesi ajo çfarë na pëlqen më shumë është mënyra e shërbimit. Edhe pse ndoshta mund të mos keni qenë atje, është e pamundur të mos hasni video të tij teksa servir mishin nëpër rrjete sociale.

E së fundmi, na ka tërhequr vëmendjen një video e Gemma Collins, e cila kishte vizituar restorantin e Nusret-it në Londër, të cilin e ka hapur këtë javë. Ajo gjendet nën shoqërinë e partnerit të saj, Rami Hawash teksa po i serviret një biftek i veshur i tëri me ar dhe jemi të sigurt që mund të kushtojë tmerrësisht shumë.

Por nuk u desh shumë kohë që çmimi i këtij bifteku të mbuluar me fletë ari 24K të zbulohej, dhe rezultoi se ai kushton 700 paund, të paktën kjo është vlera në restorantin e Londrës.