Celebrities Gossip Showbiz

Nëse do të bëhej banore në ‘Big Brother VIP’, Xhemi Shehu zbulon se kë do donte brenda shtëpisë!

Tanimë është vërtetuar se çdo prodhim i Top Channel sjell plot risi dhe pëlqehet nga audienca e gjerë. Ashtu siç ishte dhe ‘Big Brother VIP’ që padyshim shkaktoi një jehonë të madhe dhe njerëzit po kërkojnë vazhdimisht edicionin e dytë.

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh ka bërë së fundmi një ‘Ask’ ku ndjekësit kanë pasur mundësinë ta pyesin lidhur me shumëçka dhe teksa i është drejtuar pyetja se nëse do të ishte pjesë e ‘BBV’, cilin nga personazhet do të donte brenda shtëpisë, bukuroshja është përgjigjur duke dhënë emrin e bashkëpunëtorit dhe mikut të saj prej vitesh, prezantuesit Salsano Rrapi.

Po të futesha, në një jetë tjetër thua? Me Salsano Rrapin (qesh) 

Rikujtojmë se para pak muajsh nisi dhe emisioni i ri në ‘Top Channel’  “Qesh mirë kush qesh i fundit” që ishte gjithashtu dhe projekti më i fundit i bukuroshes dhe ku u ‘ribashkua’ duke bashkëmoderuar me mikun e saj Salsanon ku prej shumë vitesh me të drejtonin programin më të ndjekur të humorit ‘Portokalli’.

E ftuar në “Ndryshe”, ajo zbuloi detaje mjaft interesante në një bisedë zbavitëse e me shumë humor. Xhemi zbuloi se ajo ka dashur në fëmijërinë e saj të bëhet mësuese për një arsye vërtet të ëmbël, pasi ka pëlqyer dhe imituar mësuesen e saj të fëmijërisë.