Fashion

Nëse doni të dukeni ‘cool’ në punë këtë 2023, ndiqni këto këshilla…

Nëse jeni duke punuar në zyrë me kohë të plotë, mund të jeni në dilemë se çfarë të vishni. Ju gjithashtu mund të jeni në humor për disa shtesa të reja të vitit 2023 në veshjet tuaja të punës dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Të zgjidhni se çfarë të vishni për udhëtimin tuaj të mëngjesit në dimër nuk është diçka e lehtë, prandaj këtu janë disa ide që ne ju sugjerojmë për veshjet tuaja të përditshme të punës.

1. Xhaketë klasike

Një xhaketë klasike është një domosdoshmëri për zyrën. Ne ju sugjerojmë markën “Mango”. Do ta kombinonim me një këmishë të bardhë të pastër dhe një palë pantallona lëkure ose pantallona të ngushta, të kombinuara me një gjerdan të trashë ari dhe një palë këpucë pune me taka të ulëta.

2. Një fustan me printe

Një fustan poshtë gjurit me printe është i domosdoshëm për çdo gardërobë veshjesh pune. Ato janë mjaft të ajrosura për t’ju mbajtur të ndiheni rehat gjatë gjithë ditës. Ne ju sugjerojmë këtë fustan të guximshëm nga marka “Mint Velvet”.

3. Këmisha e bardhë

Gjetja e këmishës së bardhë perfekte nuk është e lehtë. Nëse jeni adhuruese e një bluze apo e një look-u të gjerë,nuk mund të gaboni me këtë zgjedhje. Ne ju sugjerojmë këtë këmishë nga marka “ASKET” sepse është perfekte për në zyrë, për tu veshur me xhinse ose për t’u futur në fund.

4. Pantallonat e gjera

Të gjithë kemi kaluar një kohë kaq të gjatë në shtëpi gjatë pushimeve të dimrit, të veshur me tuta sportive dhe e kemi të pamundur të veshim papritur pantallona të ngushta kufizuese. Ne ju sugjerojmë këtë palë nga marka “River Island”.

5. Një palë vathë klasikë

Nuk mund të gaboni kurrë me këto rrathë kristali. Elegante, me klas dhe elegancë, e çfarë mund t’ju duhet tjetër?

6. Një çantë pune shik

Do t’ju duhet një çantë me përmasa të përshtatshme që është mjaft elegante për t’u ulur në tavolinën tuaj. Ne ju sugjerojmë këtë çantë nga marka “Aspinal of London” në ngjyrën gri, por ajo gjithashtu vjen në shumë ngjyra të ndryshme.

7. Syze optike

Marka “Specsavers” ka lançuar një sërë syzesh të dizajnuara nga e ndjera Vivienne Westwood. Kjo kornizë është bërë pjesërisht nga Eastman Acetate Renew, e cila është bërë nga një kombinim i plastikës së ricikluar dhe materialeve me bazë bio.