Botë e Çuditshme Design Fashion

Nëse doni të largoni të keqen nga vetja juaj, këto janë syzet e duhura!

Dy palë syze të shekullit të 17-të pritet të dalin në ankand muajin e ardhshëm. Këto syze spektakolare të veshura me xhevahire, të cilat përmbajnë lente të bëra nga diamanti dhe smeraldi besohet se i përkisnin fillimisht mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian.

Të dizajnuara për të ndihmuar përdoruesin të arrijë ndriçimin dhe të shmangë të keqen, ato do të dalin në shfaqje publike për herë të parë në Nju Jork, Hong Kong dhe Londër përpara shitjes në tetor. Syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal, sipas kryetarit të Sotheby’s në Lindjen e Mesme dhe Indi, Edward Gibbs.

Me sa dimë ne, nuk ka të tjerë si ato.

Lentet në syzet e njohura si “Halo of Light”, besohet se vetëm një diamant e kanë 200 karatësh, i gjetur në Golconda, një rajon në shtetet e sotme indiane, Andhra Pradesh dhe Telangana.

Lentet jeshile të palës së dytë, të quajtur “Gate of Paradise”, besohet se janë të bëra nga një smerald kolumbian që peshon mbi 300 karat. Gurët e çmuar në traditat islame dhe indiane, kishin lidhje të forta me spiritualitetin.

Diamantet përktheheshin në “dritë qiellore” dhe “ndriçimin” në shoqëritë indike, pasi gurët e ndritshëm besohej të ishin “mjete për forcat astrale” që mund të kanalizonin synimet e mbarë të universit. E gjelbëra është gjithashtu një ngjyrë e lidhur ngushtë me parajsën, shpëtimin dhe jetën e përjetshme në Islam, feja e praktikuar nga sundimtarët Mughal.

Prandaj, shikimi i botës përmes këtyre syzeve me ngjyrë smeraldi, do të kishte një rëndësi të veçantë. Thuhet se të dy palët e syzeve do të shiten nga 1.5 milionë deri në 2.5$ milionë secila. Dhe megjithëse mund të jenë shekullore, skeleti i tyre dhe siluetat e ngushta duken jashtëzakonisht në trend.

Anëtarët e grupit hip-hop Migos janë të njohur për syzet e tyre të mbushura me diamante Cartier, ndërsa Kylie Jenner është parë me syze jo-transparente në Met Gala dhe në mediat sociale.

Gibbs tha se:

Tërheqja e bizhuterive, gurëve të ndritshëm dhe gjërave me shkëlqim vazhdon në të gjitha moshat, apo jo? “Përqafimi” aktual i këtyre modeleve është një dëshmi e stilit të qëndrueshëm dhe sofistikimit të bizhuterive indiane.