Tech

Nëse e keni ëndërruar ta keni një të tillë, ju themi se Apple është drejt një iPhone të palosshëm!

Apple vazhdimisht është shprehur se, nuk dëshiron të lançojë një iPhone të palosshëm në afat të shkurtër, megjithatë, kompania vazhdon të marrë patenta të reja. Kompania amerikane po punon për më shumë se një prototip të palosshëm të iPhone, i cili u shfaq në një patentë të re për teknologjinë e ekranit të palosshëm në Zyrën e Markave dhe Patentave të SHBA-së (USPTO). Sipas deklaratës së patentës, pajisja do të ketë një sensor të ngjashëm me përshpejtuesin që do të zbulojë kur iPhone ju bie në tokë.

Rikujtojmë, se Apple po përballet me një valë të paparë dorëheqjesh mes punonjësve të saj. Sipas një raporti të fundit të Bloomberg, gjatë gjysmës së dytë të 2022, Apple humbi 12 drejtues të rangut të lartë. Madje, shumica prej tyre mbanin titullin e nënkryetarit. Hierarkikisht, ata ishin drejtpërdrejt nën zëvendëspresidentin e lartë i cili raporton te CEO i kompanisë, Tim Cook. Apple vendosi të zëvendësojë drejtuesit me punëtorë të tjerë të brendshëm.

Ndërkaq, Apple prezantoi versionet me ngjyrë të gjelbër të linjës së iPhone 13 marsin e kaluar dhe sipas përdoruesit të Weibo Setsuna Digital, kompania do të zbulojë iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus me ngjyrë të verdhë këtë pranverë. Ne nuk mund të konfirmojmë rekordin e Setsuna dhe postimi i tyre në Weibo që flet për lançimin e iPhone 14 të verdhë në pranverën e 2023 është nga janari.