Lifestyle

Nëse edhe ju po vuani sepse partneri juaj gërhet natën, ky është artikulli i duhur për t’u lexuar!

Është natë dhe orar i vonë. Të gjithë janë duke fjetur, por juve jo. Kjo për arsyen sepse partneri/ja, që është shtrirë pranë jush gërhet. Por a e dini se çfarë duhet bërë në të tilla raste? Ne po ju tregojmë disa mënyra efikase që mund të provoni.

1. Mos u përqendroni në zhurmën e gërhitjes

Kjo duket më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Ndonjëherë, ju mund të vini në punë fuqinë e mendjes dhe ta stërvitni veten për të injoruar ose minimizuar zhurmën e gërhitjes. Ka disa strategji përmes së cilave mund të përpiqeni të shpërqendroni veten si meditimi ose të dëgjoni një libër të regjistruar më parë me audio.

2. Vendosni tapa për veshët

Një nga zgjidhjet më të lehta dhe më të shpejta është që të vendosni tapa për veshët. Është efikase dhe funksionon thuajse gjithmonë për të eleminuar zhurmën bezdisëse.

3. Dëgjoni muzikë ose zhurma natyre

Zhurmat e natyrës i referohen aplikacioneve ose pajisjeve që lëshojnë një zhurmë të vazhdueshme në sfond që mbyt tingujt e tjerë. Disa shembuj janë zhurma e dallgëve të oqeanit, cicërimat e zogjve apo zhurmat e delfinëve. Të tilla aplikacione mund t’i shkakrkoni fare mirë vetë.

4. Ndryshoni pozicionin e partnerit/es

Për disa njerëz, të fjeturit në pozicion të shtrirë në shpinë, ndikon shumë te gërhitja. Ndonjëherë funksionon që thjesht t’i ndryshoni pozicionin e gjumit dhe gërhitja të ndalojë. Provoni që ta shtyni pas, por pa e zgjuar atë. Konsideroni edhe jastëkët që ndihmojnë në pozicionimin e duhur të qafës dhe shpinës.

5. Flini në një dhomë tjetër

Kur gjithçka që përmendëm më lart dështon, mund t’ju duhet të flini në dhomë tjetër gjatë natës. E dimë që nuk është zgjedhje më e mirë, por ju duhet të mendoni për një gjumë paqësor. Mos u ndjeni keq nëse zgjidhni këtë opsion, veçanërisht nëse funksionon.