Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ishit kuriozë për ish- të dashurin e Beniadës, publikohen fotot e saj në çaste intime me të!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura të momentit. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë fituar një numër të konsiderueshëm fansash, teksa gjatë ditëve të qëndrimit të tyre kanë shfaqur gjithnjë e më shumë nga vetja.

Banorët janë parë në çaste të ndryshme, qoftë të gëzueshme, të vështira, të tensionuara apo edhe të trishta. Por duket se ata ende kanë disa sekrete, detaje ende të pazbuluara nga banorët e tjerë.

Para disa netësh në “Big Brother VIP” banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë. Beniada ka rrëfyer për dy histori të bukura dashurie. Por, padiskutim që kurioziteti për të zbuluar se kush kanë qenë është i madh, ndaj ditën e sotme janë publikuar disa foto të sajat së bashku me njërin prej ish- të dashurve ku madje shfaqen edhe duke u puthur teksa ndodhen në plazh.

Përpos diskutimeve dhe debateve nuk mungojnë as momentet plot humor që na falin banorët. Një prej tyre që na shkakton shumë të qeshura me të folurën e saj shumë të lezetshme është Beniada. Bukuroshja shpesh has vështirësi në të folur, kjo pasi ajo është rritur në Itali dhe edhe pse nuk e ka harruar gjuhën e saj, theksi italian gjithmonë e pengon paksa.

Me pozitivitetin dhe energjinë që përcjell brenda, ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe njerëzve që e ndjekin nga jashtë.

Rikujtojmë se, për disa orë do të zbulohet edhe i eleminuari i rradhës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa kanë mbetur shumë pak kohë nga finalja e madhe. Donaldi, Beniada, Arjola apo Einxhel, një prej tyre do të lë sonte shtëpinë duke humbur garën për çmimin e madh.