Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ishit kuriozë se përse Capital T nuk është martuar ende, ja se cila është arsyeja!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

Pas “Buzëqeshjes” një kënge shumë verore që u pëlqye nga ndjekësit, reperi vendosi të “kthehet në origjinë” dhe këtë na e tregoi ditën e djeshme me projektin e ri muzikor që publikoi. “Valle” na e riktheu Kapon ashtu si jemi mësuar ta shohim gjithmonë dhe deri më tani numëron afro 600 mijë klikime.

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. I ftuar së fundmi në një intervistë, Kapo ka treguar më shumë për jetën e tij private si rrallëherë.

Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen.

Ndërkohë kujtojmë se, projekti muzikor i fundit nga Kapo është “Buzëqeshje”, këngë e cila u përfol shumë për pjesëmarrjen e prezantueses Nevina Shtylla në klip si protagoniste.