Horoskopi Love & Sex

Nëse jeni dashuruar me dikë që i përket shenjës së Peshqve, këtu keni gjithçka që duhet të dini!

Nëse pëlqen ose je në një marrëdhënie me një person të shenjës së Peshqve, duhet të dini se ata janë persona të ndjeshëm, të paparashikueshëm në aspektin emocional dhe gjithnjë të uritur për njerëz kreativë. Ata janë romantikë, intiutivë dhe empatikë. Doni të dini se çfarë kërkojnë Peshqit në një marrëdhënie? Duke qenë se simboli i Peshqve janë dy peshq që shkojnë në drejtime të kundërta, do të thotë se Peshqit duan fantazinë dhe realitetin.

Peshqit kërkojnë një partner që e plotëson si dhe kërkon ura lidhëse me mendjen, shpirtin dhe trupin e tyre. Peshqit tërhiqen nga persona me shpirt artistik dhe ëndërrimtar dhe joshen ndaj gjesteve romantike. Ata e duan shumë dashurinë dhe mendojnë se është forca që lëviz botën. Si një shenjë empatike dhe e ndjeshme, Peshqit kërkojnë gjithnjë pjesën shpirtërore, por nga ana tjetër, ndikohen shumë nga ajo që ti u ofron.

Ata janë pak të dyzuar, pasi në një moment mund t’i shohësh si ekstrovertë që bëjnë namin dhe thonë vetëm batuta, në momentin tjetër, mund të shmangin çdo kontakt me sy. Ajo që duhet të kesh patjetër, është inteligjenca emocionale, në mënyrë që ta kuptosh se çfarë po përjeton personi. Peshqit janë edhe pak misteriozë dhe këtë pjesë e ruajnë me fanatizëm, edhe nëse janë në një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme. Ata tërhiqen nga njerëzit që kanë botën e tyre abstrakte dhe vizionet e tyre autentike.

Duan që të lidhen gjithnjë me njerëz kuriozë, të ndjeshëm dhe mendjehapur. Peshqit nuk tolerojnë asnjë qasje negative dhe nuk e durojnë aspak nëse u drejtoheni me ton të lartë. Peshqit përshtaten me Gaforren, Akrepin, Virgjëreshën, Bricjapin dhe Demin.

Nga ana tjeter Peshqit nuk përshtaten me Binjakët dhe Shigjetarin. Ndërkaq, për disa shenja të zodiakut, marsi do të jetë muaji i tyre me fat në dashuri sidomos në fund të muajit pasi hyjmë në shenjën e Dashit dhe në periudhën e rilindjes, ku ne do të bëhemi një version më i mirë i vetes tonë.