Film & Tv

Nëse jeni të fiksuar të shikoni për disa herë të njëjtin serial, atëherë zbuloni se çfarë është duke ndodhur në ‘kokën tuaj’!

Me siguri ju ka ndodhur që të njëjtin serial apo film ta shikoni disa herë. Kjo mesa duket ka të bëjë me marrëdhëniet që ndërtojmë me personazhet dhe rehatinë që ndiejmë duke parë diçka të njohur. Zgjedhja për të parë një serial apo film të preferuar është një mënyrë për t’u qetësuar pas një dite të gjatë lodhëse dhe stresuese.

Duke parë të njëjtin serial për disa herë, truri juaj mbrohet nga e panjohura, nevoja për të marrë vendime dhe është një mekanizëm mbrojtës që ofron parashikueshmëri dhe iluzionin e kontrollit mbi mjedisin tuaj. Ndonëse nuk ka asgjë te keqe të shikosh të njëjtat seriale dhe filma, është e rëndësishme të kuptoni rolin që luan nostalgjia në marrjen e kësaj zgjedhjeje.

Për shembull, mund të dëshironi të shikoni një film që sjell kujtime nga fëmijëria juaj dhe ju jeni të lidhur emocionalisht me të. Nostalgjia përgjithësisht konsiderohet një emocion pozitiv, por hulumtimet e kanë lidhur atë edhe me ndjenjat e zhgënjimit për atë që po ndodh në të tashmen. Çelësi është të arrihet një ekuilibër midis të resë dhe të njohurës. Ndërsa përvojat e reja mund të duken të frikshme ndonjëherë, ato janë të nevojshme për rritjen tuaj të vazhdueshme.

Ndërkaq, në përgjithësi adhuruesit e filmave horror analizojnë çdo detaj të filmit, janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta. Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.