Lifestyle

Nëse ju bie telefoni në ujë, mos e vendosni në oriz!

Deri tani e paskemi ditur gabim… Ekziston një metodë e famshme për tharjen e telefonit kur laget, e njohur si “trajtimi i orizit”. Megjithatë, jo vetëm që kjo metodë është mjaft e padobishme, por gjithashtu shkakton dëme të tjera në telefonin tuaj.

Sipas “Life Hacks”, janë bërë kërkime që e hedhin poshtë këtë “trajtim orizi” për telefonat dhe në vend të kësaj, ekzistojnë disa mënyra më të mira për të tharë telefonin pa shkaktuar dëme të mëtejshme.

“Trajtimi i orizit” për tharjen e telefonit është një mit. Orizi nuk mund ta thithë ujin aq shpejt sa të jetë metoda e duhur për t’u përdorur. Ai gjithashtu paraqet elementë të rinj dëmtues që gërryejnë më tej pjesët e brendshme të telefonit, të tilla si pluhuri dhe niseshteja. Në këtë artikull do të njiheni me disa metoda më funksionale.

Lëreni të thahet vetë. Nëse vendosni ta lini telefonin në banakun e kuzhinës, kjo metodë është po aq efektive, në mos më mirë, sesa ta fusni në oriz. Telefoni do të thahet po aq shpejt dhe nuk do të shkaktonit të njëjtin dëm duke përdorur oriz.

Fikni telefonin menjëherë. Kjo ju ndihmon për të shmangur dëmtimin e qarqeve elektrike. Lagia e një qarku që është aktualisht joaktiv, nuk shkakton aq shumë dëm sa do të ndodhte nëse qarku do të ishte aktiv.

Thajeni më parë me një letër. Pasi ta keni fikur telefonin, përdorni një letër ose një peshqir të zakonshëm dhe thajeni telefonin. Për këtë hap, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos ushtroni presion, sepse vetëm kështu mund të shmangni shtyrjen e ujit në brendësi të telefonit.

Mos fusni peshqir ose ndonjë send tjetër në zonën e karikimit. Mos fusni copa pambuku, copa të vogla letre, ose peshqir, sepse mund të ngelet diçka brenda. Kini kujdes të mos shtypni asnjë buton ose të tronditni telefonin, pasi kjo mund ta zhvendosë lëngun brenda tij.

Lëreni telefonin të thahet mbi një peshqir të thatë. Pasi të keni ndjekur me sukses të gjitha këto hapa, vendoseni telefonin mbi një peshqir të thatë dhe lëreni të thahet vetë. Mos e ndizni telefonin tuaj para se të thahet. Periudha e rekomanduar e pritjes është 24 deri në 36 orë ose më shumë.