Gossip Showbiz

Nëse ju ka marrë malli për Çiljetën e “vjetër”, ja ku e keni!

Ajo është një nga këngëtaret më të bukura dhe më sensuale të industrisë muzikore në Shqipëri. Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilaga-n. Së fundmi, këngëtarja ka bërë të ditur se ka ndryshuar sërish look dhe kësaj here është rikthyer shumë vite pas në kohë.

Me anë të një postimi në Instagram ajo shihet me flokë të reja dhe duket shumë bukur. Nuk mendoni edhe ju kështu?!

Ndërkaq ajo ka shkruar se:

Si në kohët e vjetra.

https://www.instagram.com/p/CNP0wY8Bfpt/?utm_source=ig_embed

Rikujtojmë se para pak kohësh, babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën pas një beteje disa ditore me COVID-19. Së fundmi, bukuroshja duket se ka “tradhëtuar” Partinë Demokratike dhe i është bashkuar fushatës së socialistëve të Tiranës, me drejtues politik kryebashkiakun, Erion Veliaj.

Çiljeta gjithashtu vazhdon të shijojë e qetë prej vitesh tanimë dashurinë me portierin e Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxha. Këngëtarja është bërë nënë për herë të parë në vitin 2013, e djalit Fernando.