Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ju kishte munguar, Rozana Radi do të vijë me një këngë të re!

Rozana Radi prej kohësh nuk është më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, ajo nuk i ka munguar ekranit si prezantuese apo në rrjete sociale ku reklamon biznesin e saj të veshjeve dhe shpesh poston foto provokuese. 

Jo vetëm kaq, por dhe pse larg pasionit të saj, Radi ka qenë jo pak herë pjesë e portaleve pasi ajo nuk ngurron asnjëherë të jetë e drejtpërdrejtë kur e cënojnë. Së fundmi, këngëtarja bukuroshe ka reaguar e revoltuar në rrjete sociale ndaj një ndjekëseje në Instagram. 

Megjithatë, pas një pauze mjaft të gjatë, duket se Rozana do të rikthehet dhe mund të themi me plot gojë se kemi shumë mall për të. Ajo ka lajmëruar me anë të një posti në llogarinë e saj në Instagram me anë të një fotografie ku shfaqet në studio me producentin e njohur Stine-n. Ky i fundit është gjithashtu një bashkëpunëtor i saj i vjetër.

Teksa këtë postim, Radi e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Edhe një tjetër… vjen së shpejti

https://www.instagram.com/p/CSH6IZeNfZN/?utm_source=ig_web_copy_link

Nuk dihen ende më shumë detaje, nëse klipi është xhiruar apo jo, apo të dhëna të tjera nga kënga, megjithatë na mbetet të presim për rikthmin e Rozanës.