Celebrities Gossip Showbiz

Nëse keni këto cilësi, ju nuk jeni për Loredanën!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Kohëve të fundit Lordana ka qenë shumë e komentuar në lidhje me jetën e saj private, ku së fundmi bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një shprehje, e cila ka ngritur shumë dyshime se kujt mund ti drejtohet reperja me këto fjalë:

Nëse ti nuk më motivon mua, nuk lutesh për mua, nuk më do ose përpiqesh të marrësh para nga mua. Ti je një shpërqëndrim

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Në një Instastory të postuar së fundmi, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë të gjata të zeza. Loredana duket si një vajzë tjetër dhe mund të themi me plot gojë se i shkojnë shumë.

Reperja e njohur Loredana së fundmi është takuar me futbollistin me famë botërore, Neymar. Reperja shqiptare ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa pozon me futbollistin e njohur. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë.