Sociale

Nëse keni luhatje të shpeshta humori ja cila është arsyeja dhe se si mund t’i jepni zgjidhje!

A e dinit se ndryshimi i klimës ndikon në kiminë e trurit dhe lumturinë e njerëzve?!

Shumë psikologë dhe shkencëtarë kanë pohuar se ndryshimet e papritura të tensionit, temperaturës dhe lagështisë shkaktojnë shqetësime në sistemin nervor. Ndryshime të tilla ju falin një ndjenjë depresioni. Por cilat janë efektet dhe si mund të ndihemi më mirë nëse na ndodh një situatë e tillë?

Nëse këto dy ngjarje ju ndodhin, atëherë ju duhet me patjetër të vazhdoni leximin.
Kur ju bie alarmi në mëngjes dhe shihni rrezet e diellit që ju bien mbi shtrat, a nuk ndiheni mirë?! E nisni ditën me më shumë qejf dhe ngriheni direkt nga shtrati gati për të vazhduar ditën me plot energji.
Ndërsa kur zgjoheni në mëngjes dhe gjëja e parë që dëgjoni është një bubullimë dhe zhurmën e shiu që bie, çdo gjë e merrni më me përtesë. Mezor ngriheni nga shtrati dhe dhoma është e ftohtë. Më pas mendoni se do të dilni dhe do të shkoni në punë apo shkollë të lagur…

Gjëja e mirë është se nuk ju ndodh vetëm ju diçka e tillë pasi të gjithë jemi ‘viktima’ nga ndryshimet e papritura atmosferike.
Disa nga faktorët që ndikojnë në mënyrën se si ne reagojmë nga këto ndryshime janë shëndeti që zotërojmë dhe gjenetika gjithashtu apo ndodnjë sëmundje që mund të kemi.
Këto ndryshime i alarmojnë mbrojtësit tanë duke i bërë ata që të përkushtohen më shumë. Sidomos nëse bëhet fjalë për ndryshime të menjëhershme të temperaturave dhe presionit atmosferik.
Diçka e tillë e rrit rrezikun e patologjive si, alergjia, astma, dhimbjet e barkut, çrregullime të frikshme humori e shumë të tjera.

Gjithashtu përmendim se klima e ftohtë është një ndër faktorët kryesorë të ngadalësimit të metabolizmit, prandaj shumë persona fitojnë më shumë peshë në dimër sesa në verë. Pasi në dimër jeni më pak aktiv, pas ushqimit ju vjen për të fjetur dhe ndiheni më të lodhur.

Por ka dhe shumë njerëz që preferojne dhe ju ndodh e kundërta. Parapëlqejnë më shumë një ditë me shi sesa me diell. Këto efektë të ndryshimit të motit janë studiuar prej kohësh dhe vijojnë ende. Një ndikim të fortë në çrregullimet e humorit ka sezoni i verës, në këtë periudhë vihen re çrregullime bipolare më shumë se në dimër. Pasi njerëzve i duhet të adaptohen me temperaturat dhe diellin e fortë.
Por nga ana tjetër, në një studim të publikuar në revistën “Nature Scientific Reports”, është vënë re një rritje e ndjeshme e emergjencave psikiatrike gjatë ditëve të vrenjtura ose me shi, më shumë sesa në ditët kur temperatura ishte më e lartë se 30 gradë celsius.

Një teori tjetër, e cila është paksa e vështirë për t’u vërtetuar me eksperimente, është se tek njerëzit ndodh një ndryshim drastik humori para periudhës së një stuhie. Pra, në ajër rriten më shumë jonet negative dhe ozoni, gjë që lidhet direkt me inflamacionin e muskujve dhe bronket. Kjo gjë ndikon menjëherë në humorin tuaj dhe ju bën nervozë për çdo gjë.

Është zbuluar se ditët me shi shkaktojnë një ndjenjë melankolie tek njerëzit dhe ajo gjendje i shijon, duke i bërë të qëndrojnë ashtu dhe pa kuptuar kalon një fazë depresioni.
Nga ana tjetër, temperaturat e larta kanë një ndikim pozitiv, por vetëm kur gjendeni pranë ujit, pishinë apo det. Nëse jeni në një vend shumë të nxehtë, ato do t’ju japin lodhje psikofizike dhe do të humbni kripëra minerale si dhe ulje të tensionit.
Por i ftohti i madh s fillim ju bën shumë aktiv, kjo për faktin sepse kërkoni të ngroheni. Nëse e teproni do të ndiheni të lodhur.

Si mund t’i shpëtojmë ndikimit të motit në gjendjen tonë shpirtërore?

Nëse ju jeni një ndër ata persona të cilët ndikohen shumë nga ditët me shi dhe ato të vrenjtura, një lajm i mirë vjen për ju. Tashmë mund të reduktoni këtë ndjenjë me disa hapa të thjeshtë.

Organizoni aktivitete brenda në shtëpi!

Fakti që nuk mund të dilni me miqtë tuaj nuk do të thotë se duhet të qëndroni vetëm shtrirë dhe të mërzitur. Mund të organizoni shumë lojra me familjen tuaj apo dhe thjesht të shkoni të gatuani diçka. Është mirë të përqëndroheni në diçka, ju ndihmon në përmisimin e gjendjes suaj shpirtërore.

Mund të rregulloni shtëpinë!

Tingëllon si një plan i mërzitshëm, por nëse gjatë ditëve të tjera nuk keni shumë kohë, atëherë është momenti i duhur për të bërë këto detyra. Një pasdite me shi në shtëpi mund të kthehet në një parajsë brenda pak minutash. Rritet vetëbesimi dhe pastërtia do t’ju ngrejë humorin.

Mund të dilni për aktivitete jashtë shtëpisë!

Edhe pse dita është me shi, nëse dëshironi të dilni nuk ka asgjë që ju ndalon, prandaj është krijuar çadra. Filloni të shkoni në kinemam apo të vizioni një mik, një ekspozitë apo dhe të uleni diku për një kafë apo ëmbëlsirë. Mjafton që të ngriheni nga shtrati dhe të merreni me diçka, të mos qëndroni vetëm me mendimet tuaja.

Mos harroni kurrë se pas ditëve të vrenjtura dhe me shi, del gjithmonë dielli!