Gossip Showbiz

Nëse kishit dyshimet më të vogla për lidhjen e tyre, Aleksia dhe Romeo Veshaj ju provojnë të kundërtën…

Pas ndarjes nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë për një romancë të re me vajzën e e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia.

Disa ditë më parë Romeo dhe Aleksia postuan në rrjete sociale fotografi nga i njëjti vend në Vlorë dhe prej kësaj nisën dyshimet e para se ata janë bashkë, dhe mesa duket ata janë bashkë dhe nuk ka më vend për dyshime. Veprimi i fundit i Aleksia-s i vërteton të gjitha.

Së fundmi, Romeo ka publikuar një video në Instagram teksa shihet në bregdet duke realizuar një video e cila në pamje të parë duket shumë e rrezikshme. Aleksia mesa duket është bërë merak për këtë veprim të aktorit dhe ka reaguar menjëherë duke i komentuar dhe duke i treguar në një farë mënyre se është në merak për shëndetin e tij.

A këpute mish?- i ka shkruar Aleksia.

Dhe nuk mund të mungonte komenti i Romeo-s i cili i ka kthyer përgjigje në tone humori:

Mish viçi,-ia ka kthyer ai.

Mesa duket dyshja ka vendosur që të mos i fshihet më syve të publikut dhe ta ndajnë me të gjithë ndjekësit romancën e tyre. Rikujtojmë, se Jonida Maliqi dhe Romeo janë ndarë në nëntor të 2020-tës, por vazhdojnë të jenë miq me njëri-tjetrin. Kjo gjë vërtetohet edhe nga rrjetet e tyre sociale, pasi vazhdojnë të ndiqen në Instagram.