Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse kjo do u kishte ndodhur vajzave tuaja, çfarë do bëje?”, Zhaklin ‘përplaset’ me Ermionën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kiara dhe Luizi kanë debatuar dhe gjatë prime-it të sotëm, ne lidhje me incidentin e ndodhur gjatë lojës së injorimit. Situata mes Kiarës dhe Luizi u komentua edhe nga opinionistët, ku ka pasur edhe një përplasje mes Zhaklinës dhe Ermionës.

Zhaklin: Më erdhi shumë keq që Eva dhe Ermiona mbështetën Luizin. Nëse kjo gjë do i kishte ndodhur vajzave tuaja, në lavamanin e një shkolle, çfarë do mendoje ti? Është e vërtetë që jetojmë në  një shoqëri maskiliste. Që në momentin kur dikush të thërret grua, aty të ka humbur identiteti. Ne duhet të shkojmë drejt shoqërisë demokratike dhe jo të bëjmë hapa mbrapa. Ju lutem na ndihmoni!

Ermiona: Nuk është Ermiona ajo që do e ndryshojë shoqërinë shqiptare. Ti më përmende vajzë, tani më dëgjo. Vajza ime nuk do ne fuste veten e saj në këtë situatë. Nuk është hera e parë, kjo gjë ndodhi edhe te rripi.

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.