Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse kjo do i ndodhte motrës tënde…”, Zhaklina i kthehet Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin

Luiz: Po. Unë vendosa mos me i lënë që ata të fitonin. Ne kemi hyrë shpesh te lavamani, jemi përqafuar dhe jemu puthur. Reagimi i saj nuk ishte i ekzagjeruar. Por, dëshira e saj për të mos u dorëzuar, solli reagimin e saj. Unë nuk e lash të fitojë, për t’i treguar që ne nuk jemi bashkë në lojë, por në jetë. Buzët e mia ishin në qafën e Kiarës. Për asgjë në botë, nuk do lejoja që ajo të ndihej keq. Kiara nuk e ekzagjeroi fare. Është normale që ato thirrjet, “Goca ndihem keq” dhe “Po më bie të fikët”, ishin për të më larguar. Unë kam pranaur gabimin tim.

Zhaklin: Luiz unë mendoj që ka ardhur moment që t’i të ballafaqohesh me veten tënde dhe me lojën. Dy Luizat që ke shfaqur ti, kanë probleme me njëri-tjetrin. Ti duhet të ekuilibrosh të dy këta Luizat. Kjo është aftësi në lojë. Një javë më parë, bëtë një bisedë të mrekullueshme me njëri-tjetrin. Ju keni probleme me komunimimin, nuk flisni kurrë se çfarë ju pëlqen te njëri-tjetri, as për pushime. Flisni vetëm për lojë. Luiz ky është moment yt kur duhet të zgjedhësh. Nëse do i ndodhte motrave tua apo mbesave, çfarë do bëjë ti?

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.