Lifestyle

Nëse Ligji i Tërheqjes nuk po funksionon tek ju, ka disa arsye se pse po ndodh kjo!

Ligji i Tërheqjes bazohet në parimin se nëse e beson diçka vërtet, ajo do të të ndodhë apo do të vijë në jetën tënde. Kjo i jep një kuptim më racional asaj që ne mendojmë, se nëse do që diçka të bëhet realitet, duhet ta besosh atë.

Të gjithë kanë dëgjuar për Ligjin e Tërheqjes dhe të gjithë duan ta ndiejnë këtë lloj fuqie dhe kontrolli. Megjithatë, për disa të tjerë nuk funksionon gjithmonë. Ekzistojnë disa arsye që ky ligj nuk po funksionon tek ju.

Jeni të dëshpëruar

Ju jeni shumë të lidhur me rezultatet. Por, urgjenca në fakt është rezistencë dhe nuk duhet krijuar një atmosferë e tillë. Rezistenca e pengon manifestimin e objektivave që doni të arrini.

Keni shumë “por”

Ju ka rastistur të thoni ndonjëherë: “Do të më pëlqente një punë e re, por nuk kam shumë përvojë, kam bërë gjithmonë të njëjtën gjë”. Këto lloj “por” përfundojnë duke eliminuar çdo mundësi për t’i jetuar dëshirat, kështu që është njëlloj si t’i lidhni vetë këmbët tuaja. Përdoreni “por” për të favorizuar pozitat tuaja. Për shembull: “Nuk kam shumë përvojë në këtë punë, por mendoj se mund ta bëj.”

Bindjet tuaja nuk e mbështesin vizionin tuaj

Ligji i Tërheqjes tregon vazhdimisht prova të asaj çfarë ju mendoni. Sa më të rregullta të jenë mendimet tuaja rreth diçkaje, aq më shumë thotë “po” Universi.

Ju duhet ta shihni diçka për ta besuar

“Do ta besoj vetëm kur ta shoh”, thoni ju. Dhe nëse thoni kështu, nuk do ta shihni kurrë. Nëse doni që Ligji i Tërheqjes të funksionojë në favorin tuaj, duhet fillimisht ta besoni dhe më pas ta shihni.