Celebrities Gossip Showbiz

Nëse martohet, kjo është kënga që Ronela do në dasmë!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj. Ashtu si ka qenë edhe më e fundit ku këngëtarja teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa ‘video’ ku shfaqet duke kënduar në makinë dhe ka zbuluar një detaj interesat që nuk e dinim. Bëhet fjalë për këngën që do Ronela në dasmën e saj.

Nëse martohem ndonjëherë, kjo është kënga që do të kërcejmë! Whitesnake- Is this love? 

Kënga e parë që lansoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të publikohej nga veshja si nuse e bukuroshes, por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka gati dy javë që është publikuar dhe ka më shumë se dy milion klikime në platformën YouTube.