Celebrities Gossip Showbiz

Nëse mendoni se videoklipi i Elhaida Danit dhe Elvana Gjatës ngjasojnë… ka një arsye!

Elhaida Dani së fundmi ka publikuar albumin e saj më të ri, “ZanIN” dhe ka korrur një sukses shumë të madh brenda një kohe shumë të shkurtër. Albumi, i cili është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Të shumtë ishin ata që e komplimentuan për këtë arritje dhe që e përgëzuan Elhaidën.

Megjithatë, ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë re një ngjashmëri të madhe në një nga videoklipet e saj të albumit të ri, “Hajmali” me atë të Elvana Gjata-s, “Mos u ngut”. Dhe vërtetë, në fakt kështu duken. Në pjesën e fillimit në të dyja videoklipet, shfaqen këngëtaret teksa po ndihmohen nga ekipi i tyre për t’u bërë gati.

Edhe pse një ngjashmëri fare e vogël, ndjekësit nuk mund ta kalonin pa e vënë re këtë detaj. Shumë prej tyre madje kanë komentuar se Elhaida mund të ketë ‘kopjuar’ idenë nga videoklipi i Elvanës.

Por nëse edhe ju jeni nga ata që mendojnë se detajet janë të ngjashme në dy videoklipet e këngëtareve, ka një arsye se pse. Nëse besoni tek shprehja: “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, kjo është një nga ato raste. Dhe në fakt nuk mund ta mohojmë se Elhaida dhe Elvana janë dy artiste shumë të suksesshme dhe të pëlqyera nga publiku.

Por jo vetëm kaq. Dy artistet ndajnë dhe një veçori tjetër të përbashkët. Të dyja ato kanë të njëjtën shenjë horoskopi, ujorin. E nëse kjo nuk do të thotë mjaftueshëm për këtë rast, nuk e dimë se çfarë tjetër do ta bëjë.

Rikujtojmë se, komentet mbi albumin e ri të Elhaidës ishin të shumta nga kolegë dashamirës, ku nuk munguan urimet, por njëkohësisht edhe vërejtjet. Këngëtari i njohur Elton Deda ishte një nga ata i cili mendoi se këngët ishin shumë njësoj me njëra-tjetrën. Megjithatë, menjëherë pas këtij komenti, shumë persona të tjerë, duke përfshirë edhe Aurela Gaçen, e cila më parë postoi dhe pjesë nga albumi në llogarinë e saj në Instagram për të mbështetur Elhaidën, nxituan për ta kundërshtuar.

Ndërkohë Elhaida Dani ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur më shumë mbi albumin e saj “ZanIN” dhe ka ndarë detaje nga prapaskenat e këngëve por jo vetëm.