Celebrities Gossip Showbiz

Nëse mendonit se Megi Pojani e pranoi se është në dashuri e keni gabim…

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Mirëpo, sado aktive në rrjete sociale, Megi është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut. Edhe pse gjatë një periudhe u përfol se kishte diçka mes saj dhe reperit Getinjo, rezultoi se ishte thjesht një miqësi mes dyshes. Por, një foto duket se e ka ‘nxjerrë zbuluar’ bukuroshen dhe mund të na ketë zbuluar diçka.

Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para pak javësh ajo ndau disa foto me ne duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre. 

Më pas, dyshja u shfaqën duke pushuar në të njëjtin vend dhe kjo duket se deri diku i vërtetoi spekulimet. E në një nga Instastory-t më të fundit të Megit, disa fjalë sikur pohuan se bukuroshja është e dashuruar, por mesa duket nuk qenka kështu pasi ajo gjithmonë sigurohet të mos na e bëjë fare të lehtë. Pak orë më parë Megi sqaroi fjalët e saj duke treguar se e gjitha ishte një lojë fjalësh.

Besoj e kuptuat që ishte një lojë fjalësh me ‘kap fluturime jo ndjenja’, Megi Pojani nuk do jetë kurrë vulnerabël në këtë profil.

Deri kur u angazhua në jurinë e ‘She’s On Top’, Megi i kishte munguar televizionit, por tani është rikthyer më fuqishëm se kurrë. E ftuar në ‘Më lër të flas’ para pak javësh, bukuroshja pranoi se nuk është në një lidhje dhe reagoi lidhur me kritikat e shumta që merr në rrjete sociale për sa i përket sjelljes së saj ‘pa filtra’ në rrjete sociale.

Disa ditë më parë, Don Xhoni publikoi ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht se modelja protagoniste në videoklip është bukuroshja Megi Pojani.