Lifestyle

Nëse mendonit se paraqitja e mirë do të ishte një avantazh në karrierën tuaj, na vjen keq që t’ju zhgënjejmë…

Nëse deri tani keni menduar se gratë e bukura e kanë të vështirë në punë, mendojeni edhe njëherë. Tani është dalë në përfundimin se edhe burrat simpatikë kanë vështirësi. Ata konsiderohen si faktor frike nga punëdhënësit dhe menaxherët, të cilët nuk i avancojnë në detyrë dhe nuk u japin pozicione më të larta.

Këtë përfundim e kanë nxjerrë hulumtues nga Universiteti i Biznesit në Londër dhe Universiteti i Marylandit në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit kanë bërë hulumtime të ndryshme, ku është gjetur se burrat simpatikë dhe tërheqës, e kanë më të vështirë të depërtojnë dhe të arrijnë karrierë të mirëfilltë.

Madje, nga frika se mund të arrijnë shumë, atyre nuk u besohen shumë punë, në mënyrë që të mos e tregojnë veten. Pa marrë parasysh se sa të aftë janë, atyre u krijohen barriera të ndryshme, nga kolegët dhe kryesisht nga shefat. Nga frika se ata mund të arrijnë shumë, e me gjithë paraqitjen e mirë ata do të marrin pushtet të madh, burrave më tërheqës u shkelen shumë të drejta, vetëm që të mos bëjnë përpara.

Rikujtojmë se, pushimet në vende të ndryshme të botës kanë kohëzgjatje të ndryshme. Së fundmi, faqja e internetit resume.io ka përpiluar një listë të vendeve që ofrojnë më shumë ditë pushimi të paguara për punëtorët e tyre. Për ta bërë këtë, janë analizuar informacionet mbi ligjet e vendeve në lidhje me punën, Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës.