Celebrities Fashion Showbiz

Nëse nuk dini se çfarë të vishni për festat e fundvitit, Gwyneth Paltrow ju jep zgjidhjen e duhur!

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Gwyneth Paltrow duket se po vjen me një surprizë të re. Kësaj here është e lidhur me modën. Aktorja, e cila ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e Jimmy Kimmel, lançoi një linjë të re që ia vlen të provohet për sezonin e festave të fundvitit.

Pasi u shfaq në sfilatën e shtëpisë së modës Gucci me kostumin e kuq që kishte veshur 25 vite më parë, Gwyneth tashmë vjen me një tjetër ide. Gjatë paraqitjes në emision, aktorja dhe sipërmarrësja 49-vjeçare ka deklaruar se sa e gatshme është për festat e fundvitit me stilin e saj.

Fustani i saj i zi me një dekolte të hapur dhe përdorimin e disa teminave shumëngjyrëshe dhe vezulluese është krijuar nga stilisti Christopher John Roger, ndërsa ajo e kombinoi këtë krijim me një palë këpucë po aq mahnitëse dhe klasike, një palë shapka kadife në ngjyrë blu me takë të ulët. Siç ka treguar dhe krijuesi i këtij fustani spektakolar, për paraqitjen e Gwyneth Paltrow në emisionin e Jimmy Kimmel është përkujdesur stilistja e njohur Elizabeth Saltzman, që së shpejti do të dalë në shitje.

Gwyneth Paltrow duket absolutisht e këndshme në “Look 30” nga “Koleksioni 008” për emisionin “Jimmy Kimmel Live”, stiluar nga legjendarja Elizabeth Saltzman. Fustani do të vijë së shpejti në @bergdorfs dhe @netaporter në një sasi jashtëzakonisht të kufizuar.

https://www.instagram.com/p/CWECRZwrT3H/

Rikujtojmë se, së fundmi aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow ka zbuluar se rrezikoi të vdiste kur lindi vajzën e saj Apple, pasi u dërgua me urgjencë në spital për të kryer një operacion cezarian. Paltrow, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Chris Martin, foli për herë të parë për lindjen e saj dërsa diskutoi ndikimin e mediave sociale në pozitivitetin e trupit.

Ndërkohë, fëmijët e aktores së famshme të Hollywood-it, Gwyneth Paltrow po rriten dhe ata po fillojnë të flasin me nënën e tyre rreth seksit. Gjatë një interviste të fundit në emisionin “Entertainment Tonight”, Paltrow zbuloi pikërisht atë që ajo u thotë fëmijëve të saj kur ata kanë ndonjë pyetje në lidhje me marrëdhëniet seksuale.