Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Fashion Showbiz

Nëse nuk dini se çfarë të vishni për Halloween, marka Yandy ju vjen në ndihmë!

Eventi madhështor i “Met Gala 2021”, i cili u mbajt më 13 Shtator në New York, prezantoi dhjetra pamje magjepsëse të yjeve të famshëm si Olivia Rodrigo me një veshje me dantella nga Saint Laurent, Kendall Jenner në një fustan të tejdukshëm të Givenchy të frymëzuar nga Lady Fair, Normani në një pamje voluminoze Valentino, por gjithashtu ka pasur edhe disa momente çuditëse, si kostumi i zi i mbuluar nga koka tek këmbët i Kim Kardashian nga Balenciaga.

Dhe tani duket se marka Yandy ka nxjerrë një kostum Halloween frymëzuar nga ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, kështu që për 99.99 dollarë edhe ju, mund të dukeni si një ‘divë’. Yandy është në thelb destinacioni për kostumet virale, të momentit të Halloween, kështu që ishte vetëm çështje kohe para se ta shpiknin këtë perlë. Fatkeqësisht, nuk vjen me një bisht flokësh si të Kim që kushton plot tetë mijë dollarë dhe 190.5 centimetra të gjatë nga stilisti i famshëm Chris Appleton. Ju do të duhet ta gjeni vetë mënyrën për t’u ‘sajuar’ nga ajo pjesë.

Përshkrimi i produktit është thjesht “Mystery Gala Guest Costume”, por të gjithë e dimë kush është frymëzimi. Nëse gjithmonë keni dashur të jeni personi i veshur më mirë dhe në mënyrën më origjinale për Halloween këtë vit, atëherë ju lajmërojmë se ëndrra juaj më në fund u realizua falë Yandy. Vetëm sigurohuni që të keni një mik përkrah për t’ju udhëhequr rrugën dhe sigurohuni që të mos përplaseni me asgjë.