Gossip Showbiz

Nëse nuk do e shihnim krah Rina-s nuk do e njihnim, Sin Boy ndryshon totalisht look!

Reperi grek me origjinë shqiptare Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, ka qenë mjaft i përfolur kohët e fundit si për stilin e tij në të kënduar që duhet thënë është shumë i veçantë por edhe për faktin që është në një marrëdhënie prej disa kohësh tashmë më reperen e njohur nga Kosova, Rina Balaj.

Sin Boy ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare dhe përveç famës në Shqipëri ai është tepër i famshëm edhe në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High,” and “Draco”. 26-vjeçari së fundmi ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në Shqipëri.

Rikujtojmë së bashkëpunimi i tij më Rinën në këngën “Gigi” i dha atij shumë sukses e famë dhe dyshja e njohur kanë vazhduar edhe më tej me bashkëpunimet e tyre të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe të pëlqyeshme nga publiku. Ata momentalisht bashkëjetojnë me njëri tjetrin dhe shihen shumë të lumtur së bashku.

Së fundmi reperi ka ndryshuar totalisht look dhe ne mezi e njohëm. Ai ka postuar një foto krah Rinës dhe dallon menjëherë që flokët e tij kanë ndryshuar dhe janë bërë më të errëta. Sin Boy është karakterizuar gjithmonë nga look-u i tij shumë i veçantë dhe i guximshëm.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Rinën e cila kohët e fundit ka tentuar shumë me look-un e saj. Siç thotë edhe shprehja: “Më thuaj më kë rri të të them kush je”, apo jo?!

Rikujtojmë, se para disa kohëve Rina ndau me ndjekësit një foto në Instagram ku bëri të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndjehet e bukur brenda vetes dhe kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.