Lifestyle Travel

Nëse nuk doni që fëmija juaj të qajë gjatë udhëtimit me makinë ndiqni këto këshilla!

Ankthi i çdo prindi është kur gjatë udhëtimit me makinë fëmija fillon të bërtasë dhe të qajë. Mos u demoralizoni, provoni të aplikoni disa nga këto këshilla dhe nisuni të qetë.

1.Kontrolloni rripin e sigurisë

Fëmija rritet shpejt dhe mbase nuk i keni kushtuar vëmendje, mirëpo është e mundshme që rripi në ulësen e makinës e shtrëngon dhe nuk ndihet rehat.

2.Siguroni pak argëtim

Ju preferoni udhëtim të qetë dhe të kënaqeni në qetësi, por për fëmijët tuaj që janë duke u zhvilluar, udhëtimi me makinë shumë shpejt bëhet monoton. Merrni me vete lodrat e preferuara. Në këtë mënyrë do të ndihet sikur është në shtëpi dhe do të jetë i/e relaksuar.

3.Vendosni muzikë argëtuese ose qetësuese

Sigurisht varet nga ajo se çfarë dëshiron fëmija. Gjithsesi, fëmijët e duan muzikën dhe kjo mënyrë e qetësimit është treguar si më efikasja për ta.

4.Kontrolloni temperaturën në makinë

Vapa e acaron më së shumti fëmijën. Ai nuk ndihet rehat në ulësen e makinës dhe ndoshta edhe temperatura brenda është edhe më e lartë. Kujdesuni që të mos ekspozohet drejtpërdrejt në diell dhe sigurohuni që të ndizni kondicionerin për ta bërë të ndihet më rehat.

5.Lëreni fëmijën tuaj të eksplorojë ndenjësen dhe të mësohet me të

Jepini mundësinë fëmijës të eksplorojë. Mos u shqetësoni, kjo është vetëm një fazë që do të kalojë! Fëmija do të fillojë ta shijojë udhëtimin shumë shpejt, thjesht jini të durueshëm dhe bëjani udhëtimin sa më të relaksuar dhe argëtues. Ndërkaq, lista e aktiviteteve që duhen bërë me fëmijët tuaj është shumë e gjerë dhe e përshtatshme për mosha të ndryshme. Ju mund të zgjidhni midis ushtrimeve sportive, lojërave ose punëve artizanale në shtëpi dhe të gjitha këto do ta argëtojnë fëmijën tuaj. Njihuni me disa ide për të argëtuar fëmijën tuaj gjatë verës.