Celebrities Gossip Showbiz

Nëse nuk e dinit, Kida ka gati një surprizë shumë të madhe për ndjekësit e saj!

Kida është një prej këngëtareve më të dashura të showbiz-it tonë dhe kjo jo vetëm për faktin se këngët e saj numërojnë miliona klikime, por gjithashtu ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram. E duket se bukuroshja po i surprizon mbështetësit e saj në mënyrën më të bukur.

Mbrëmjen e djeshme Kida lajmëroi se ka gati albumin e ri dhe për më tepër ka zbuluar se nuk duhet të presim dhe shumë…

Kida ka zgjedhur të mos zbulojë as datën e publikimit dhe as emrin e albumit, megjithatë urojmë që të mos na mbajë dhe shumë në pritje.

Rikujtojmë se, në këngën më të fundit që këngëtarja publikoi vetëm disa ditë më parë shkaktoi shumë pakënaqësi tek ndjekësit e saj. Shumica e tyre janë treguar skeptikë dhe kanë kritikuar tekstin e projektit më të ri muzikor. “Dinero” është kënga e re solo e Kidës dhe ende nuk ka arritur të kapë 1 milion klikime në YouTube, ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim me këngët e tjera të këngëtares.

Kida gjithashtu ka qenë në qendër të portaleve pas ndryshimit në ngjyrën e saj të re të flokëve, rozë, me të cilat duket tepër provokuese dhe nuk ngurron të publikojë fotografi për të ngacmuar ndjekësit e saj.