Food & Drink Health & Beauty

Nëse nuk e dinit, ky është çaji më i shëndetshëm në botë!

Është 10-fish më i fortë se çaji i gjelbër dhe zëvendësimi më i mirë i kafes. Ekspertët nga “Very Well Fit” tregojnë se një filxhan matcha është i barabartë me 10 filxhanë çaji jeshil dhe ka 137 herë më shumë antioksidues. Procesi i gjatë dhe i komplikuar i prodhimit, është përsosur në Japoni para shumë shekujsh dhe pak ka ndryshuar deri në ditët e sotme.

Për shkak të gjendjes fizike, pra, në formë pluhuri, matcha mund të shijohet e përzier me ujë të ngrohtë, si një pije e shëndetshme, ose të përdoret edhe në mënyra të tjera. I vlerësuar si mjaft më i pasur me katekinë se shumica e ushqimeve, përfitimet shëndetësore të matcha zakonisht vijnë për ata që e pinë rregullisht.

Përfitimet e mundshme shkojnë nga përmirësimi i shëndetit të zemrës në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, ndihmon në përqendrim, shton nivelin e energjisë dhe qëndrueshmërisë, djeg kaloritë, detoksikon trupin, është efikas në luftën kundër kolesterinës dhe më gjerë.

Çajin matcha është më mirë ta konsumoni pa e tepruar dhe të shmangni pirjen e tij rreth kohës së gjumit nëse vuani nga pagjumësia. Për shkak të përmbajtjes së kafeinës, nuk rekomandohet gjithashtu për fëmijët ose gratë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjidhënies.

Pirja e çajit në stomak bosh mund të çojë në dhimbje stomaku dhe të përziera. Është më mirë ta pini pas ushqimit, veçanërisht nëse keni ndonjë problem me ulcerën peptike ose refluks. Nëse vuani nga anemia, është e rëndësishme të theksohet se konsumi i çajit matcha mund të shkaktojë një ulje të përthithjes së hekurit nga ushqimi.