Celebrities Gossip Showbiz

Nëse nuk e dinit, Xhensila na tregon se Ajka është bërë një amvisë e vërtetë!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Postimet nga përditshmëria e saj nuk janë të shpeshta, megjithatë ato familjare marrin gjithmonë vëmendje pasi bukuroshja ‘na i kursen’. Pak më parë, këngëtarja ka postuar disa video ku tregon vogëlushen e saj Ajka teksa ‘gatuan’ një recetë ëmbëlsire dhe në sfond dëgjohet zëri i Xhensilës e cila zbulon përbërësit e ‘recetës së Ajkës’.

Epo, mami Xhensila duket se po e bën vogëlushen e saj një amvisë të vërtetë!

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të veçantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

Ndërkohë tanimë mësojmë edhe një tjetër emër që do t’i bashkohet këtij spektakli. Është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj artistja e cila do të performojë së shpejti në “A Live Night”. Ajo e ka konfirmuar vetë këtë lajm nëpërmjet disa postimeve në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Xhensila ka postuar dy video në të cilat shihet në ambientet e Top Albania Radios.