Lifestyle Love & Sex

Nëse nuk e keni një të tillë gjejeni, një partner i suksesshëm nënkupton më shumë kënaqësi në krevat!

Një studim i Univeristetit të Albany-t i publikuar në ‘Evolutionary Psychology Journal’ zbuloi tiparet e partnerit që u jepte vajzave në moshë kolegji orgazmat më të shpeshta dhe më të forta. Duke punuar me idenë që “orgazma e grave mund jetë një mekanizëm i fshehtë i zgjedhjes së partnerit”, psikologët e Univeristetit Albany bënë një sondazh online me 54 vajza gjimnaziste anonime për të zbuluar që dashuria nuk ishte një faktor i drejtpërdrejtë që ndikonte për të pasur orgazma më të mira, të paktën, jo deri sa dashuri nuk do të thotë që partneri vjen nga një familje me të ardhura të larta, ka besim në vete dhe është tërheqës.

Cilësia e orgazmave të tyre kishte të bënte gjithashtu me numrin e herëve që bënin seks në një javë, gjerësinë e shpatullave të partnerit dhe nëse ndiheshin të mbrojtura me të. Orgazma më të forta kishin femrat që e dinin që dhe mikeshat mendonin për partnerët e tyre që ishin tërheqës. Ato që kanë nisur të bëjnë seks më herët, gjithashtu kanë orgazma më të forta, kanë më shumë partnerë dhe janë më të kënaqura me ta.

Ato që kishin një partner me humor thanë që ai ishte më popullor, më inteligjent, i mprehtë, drejtues i zoti dhe më krijues.

Të gjitha këto tipare e bëjnë një mashkull më tërheqës sipas standardeve të evolucionit. U zbulua që gratë merrnin iniciativën për seks më shpesh nëse ato e perceptonin partnerin si një person të motivuar, inteligjent dhe të fokusuar, karakteristika që intensifikojnë orgazmat.

Sipas studiuesve, studimi ishte një “nxemje” dhe masa e kampionit ishte modest po të mendosh temën e gjerë të orgazmave dhe çfarë ato nënkuptojnë, por indikacionet të çojnë te një përfundim i qartë. Vajzat me partner të suksesshëm, me personalitet kanë më shumë mundësi të shijonë orgazma më të mira, sepse trupi u thotë që kanë gjetur partnerin ideal.

Të gjithë e dimë se për femrën është shumë e rëndësishme të përjetojë orgazmën, por ajo që nuk dinim është se paska benefite të tjera përpos kënaqësisë seksuale. Orgazma mund të parandalojë aknet. Diçka të tillë askush nuk do e besonte, por po pasi ajo çliron oksitocinë (hormoni i kënaqësisë) dhe ul nivelin e prodhimit të kortisolit (prodhon stresin).

Ndërkaq, çrregullimi i orgazmës femërore, ose problemet me përjetimin e orgazmës, përbëjnë një nga shqetësimet më urgjente dhe më të zakonshme për të cilat gratë mund të vizitojnë një seksolog. Është problemi i dytë seksual më i shpeshtë i raportuar, pas mungesës së dëshirës seksuale.