Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Nëse nuk e keni provuar ‘mjerë’ ju! Benefitet e çajit nga lëvorja e arrës!

Arra përmban një përqindje të lartë të acideve yndyrore omega-3, si dhe një nivel të konsiderueshëm antioksidantësh, ndaj rekomandohet një konsum prej 30 deri në 50 gram në ditë për të mbrojtur zemrën dhe sistemin kardiovaskular. Arrat zvogëlojnë rrezikun e kolesterolit “të keq”, janë gjithashtu të pasura me proteina, fibra dietike dhe vitamina. Ato përmbajnë vitamina të grupit B, si dhe kalcium, natrium, hekur, fosfor dhe magnez, shkruan B92.

Lëvorja e frutit të arrës është plot tanine dhe kinone, prandaj çaji i arrës rekomandohet kundër parazitëve dhe kërpudhave. Gjithashtu, kjo pije ka një efekt pozitiv në enët e gjakut. Pastroni një grusht arra dhe i lagni në gjysmë litër ujë të ftohtë. Lëreni të mbuluar të qëndrojë gjatë gjithë natës, më pas vendoseni në sobë në mëngjes që të ziejë. Kur çaji të vlojë, mbulojeni dhe hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet.

Kur të jetë e vakët, kullojeni dhe pijeni ngadalë, në gllënka të vogla. Pini çaj arre çdo ditë për të paktën një muaj. Vini re se lëvorja e arrës, nëse kombinohet me gjethet e reja në një çaj, mund të ketë një efekt laksativ. Prandaj kini kujdes dhe nëse nuk ju pëlqen pija e lëvores, mund të bëni edhe një çaj vetëm nga frutat.