Lifestyle Travel

Nëse nuk jeni njohur ende me ‘perlën’ e Holandës, ju ftojmë t’i hidhni një sy!

Ka disa vende në botë që janë kaq surrealë dhe të bukur sa, kur sheh për herë të parë fotot e tyre, mendon që do jenë nga ndonjë skenografi filmi. Por, megjithëse qyteti i vogël i Giethoorn në Holandën Veriore mund të duket si një film i mbështetur në një përrallë për fëmijë, ky vend magjepsës i ndërtuar mbi një rrjet kanalesh të ngushtë është plotësisht i vërtetë.

Një popullsi me vetëm 2,600 persona dhe pak turistë, i japin Giethoorn-in pamjet e një qyteze të qetë piktoreske, që shumica e njerëzve munden vetëm ta ëndërrojnë. Tingulli më i lartë që mund të dëgjosh është zëri i patës apo cicërimat e zogjve. Dhe ndërsa është kaq e zakontë që dhe postieri e shpërndan postën me punt, një lloj varke me bazë të sheshtë katrore, është lehtësisht i arritshëm me makinë nga Amsterdami dhe ka lloje të ndryshme B&B tërheqëse, kështu që sigurisht mund të jetë ndalesa juaj gjatë vizitës së ardhshme në Evropë.

Mjaffon të shihni mjaft foto dhe pastaj të mbyllni sytë dhe të imagjinoni veten duke rrëshqitur lehtë mes shtëpive me çati kashte dhe urave të drunjta, nën rrezet e buta të diellit të mëngjesit të hershëm.

Ndërkaq, udhëtimi me varkë shënon fillimin e periudhës më të mrekullueshme të vitit për të gjithë ne, atë të pushimeve tona verore. Të gjithë jemi shumë të lumtur kur futemi dhe akoma më të lumtur kur dalim nga mjetet më të veçanta të transportit. Disa njerëz thonë se nëse nuk udhëtojnë me varkë, nuk e ndjejnë se po shkojnë me pushime. Por çfarë ndodh kur udhëtimi nuk zgjat tre ose katër orë? Çfarë duhet të veshim në një udhëtim të gjatë që nganjëherë ka një numër dyshifror orësh? Sepse në një udhëtim të shkurtër mund të vishni edhe rroba banje me një fustan mini. Megjithatë, në udhëtimet e gjata gjërat janë ndryshe.