Celebrities Showbiz

Nëse të ofrojnë të hipësh në një anije kozmike, mos pyet se në cilën karrige do të ulesh!

“Big Brother VIP” theu çdo rekord shikueshmërie në fare pak kohë. Ky format rezultoi si show më suksesshëm i krijuar ndonjëherë që na ka mbajtur të gjithëve pa përjashtim të gozhduar pas ekranit.

Për të realizuar këtë format është dashur angazhimi i një stafi të stërmadh në mënyrë që “syrit” të vëllait të madh të mos i shpëtonte asnjë lëvizje që ndodhte në atë shtëpi. Një staf i përkushtuar që ka punuar fort dhe me pasion të madh për të krijuar këtë spektakël që pa frikë mund ta quajmë ‘fenomeni “Big Brother VIP”.

Ditën e sotme, një nga producentet e “BBV” dhe njëkohësisht trashëgimtaria e Top Media-s, postoi një seri fotosh dhe videosh në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar kështu gjithë rrugëtimin e palodhur për krijimin e diçkaje kaq të suksesshme sa rezultoi të ishte ky format. Lori shkroi bashkëngjitur postimit:

Nëse të ofrojnë të hipësh në një anije kozmike, mos pyet se në cilën karrige do të ulesh, thjesht hip! Jam mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare me këdo që e bëri të mundur gjithë këtë. Drejt gjërave më të mëdha dhe më të mira…

Kur nisi e gjithë ideja e këtij formati, një risi për vendin tonë, askush nuk e kishte parashikuar gjithë suksesin e padiskutueshëm që mori dita-ditës. Një dëshirë dhe ide e përbashkët e Lorit, Sarës, Arbanës dhe të gjithë produksionit e grupit të punës, bënë që “Big Brother VIP” të tejkalonte çdo pritshmëri. Së bashku me konkurrentët e këtij edicioni, ky ekip gjigand do të kujtoet gjithmonë për barrierat që theu.

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i parë por ai i ka mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë. Do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo shumë nga momentet e paharrueshme të këtij “Big Brother”-i. Pavarësisht gjithçkaje neve na mbetet të presim për edicionin e dytë të tij.