Sociale

Nesër anulime fluturimesh nga Rinasi; verifikojini përpara udhëtimit!

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë më datë 6 korrik.

Katër fluturime do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror në Itali.

Njoftimi i plotë

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme preken për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

Air Albania

ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULOHET)

Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULOHET)

Ju ftojmë të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.

Duke ju falënderuar për vemendjen