Nesër në një “Air Albania” të mbushur plot Shqipëria do të kërkojë ndaj Gjeorgjisë për të marrë vendin e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe të përmirësojë bilancin në përballjet direkte. Pas fitores së mrekullueshme ndaj Ukrainës në Pragë me rezultatin 2-1 Kombëtarja luan të martën në 20:45 ndaj një ekipi për t’u vlerësuar që bëri një Evropian shumë të mirë dhe që fitoi 4-1 ndeshjen e parë me Çekinë.
Shqipëria me Gjeorgjinë është përballur jo pak herë në të kaluarën por nuk ka një bilanc pozitiv në përballjet direkte. Në 15 ndeshjet që Shqipëria është përballur me Gjeorgjinë këta të fundit kanë fituar 8 sfida, 4 janë mbyllur në barazim dhe vetëm 3 i kanë fituar kuqezinjtë. Sylvinho e ka grupin e futbollistëve të gatshëm dhe mbetet për tu parë nëse do bëjë apo jo ndryshime nga sfida me Ukrainën.
“Air Albania “vullkan” në mbështetje të skuadrës ndërsa drejtësi do të vendosin arbitra belgë me kryesor Erik Lambrehts.
Një fakt interesant është se plotë 16 futbollistë të Kombëtares ndër vite kanë bërë debutimin e tyre me fanellën kuqezi ndaj Gjeorgjisë kundërshtarit të së martës.