Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sociale

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, ja çfarë parashikojnë ekspertët

Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid. Epidemiologu Ilir Alimehmeti është i mendimit se qytetarët duhet të lejohen të lëvizin edhe përtej orës 23.00 të mbrëmjes, ndërsa beson se vera do të ruaj nivele të qëndrueshme infektimi me covid, që sipas tij priten të rriten në vjeshtë.

Ajo që qe ndoshta pak më shumë zhgënjyese për popullatën, për të gjithë ne, besoj ishte orari që pritej një shtyrje më e madhe. Kjo ndoshta duhej të ishte e menduar e shkëputur nga orari i aktiviteteve, pra duhej të ishte menduar më vete dhe më vete si kohë e lëvizjes së lirë mund të ishte e lirë komplet ndërkohë që aktivitetet do të kishin orarin në bazë të dhënave epidmeiologjike që ka grupi i punës që i vendos.

Epidemiologu shpjegon se vera do të jetë e qetë, por vjeshtën e cilëson si provën e zjarrit, prej tendencës në rritje të infektimeve në këtë stinë.

Vjeshta do na tregojë ku jemi, vjeshta është prova e zjarrit. Ky është virus respirator do të thotë ka sezonalitet, qartësisht ka sezonalitet. Fundi i pranverës dhe vera do të jenë më të qeta normalisht ndërkohë që vjeshta dhe dimri kanë rritjet e veta. Megjithatë edhe kur këto raste të rriten duhet të kujtojmë që një përqindje e lartë e kaloi sëmundjen, do të thotë që e merr këtë imunitet me vete dhe shkon gjate vjeshtës me këtë imunitet. Një përqindje tjetër e rëndësishme është vaksinuar deri më sot.

Ndonëse situata duket e qetë, Alimehmeti këshillon qytetarët që të kenë kujdes me grumbullimet, më së shumti ato me njerëz që nuk i njohin.

Grumbullimet vazhdojnë janë diskutim për tu evituar sidomos grumbullimet me njerëz shumë që nuk njohim. Sepse le të imagjinojmë sikur mblidhen dy tre katër familje, këto e dinë kush e ka kaluar, kush është vaksinuar, pra kanë informacion brenda grupit. Pra mund të duken shumë sy por ata janë brenda imunitetit kolektiv, ndërkohë që pastaj kur janë me grupe të tjera ky është një diskutim tjetër, kështu që grumbullimi për tu evituar, distanca pse mos ta mbajnë akoma dhe pak dhe higjiena, patjetër dhe higjiena këshillon mjeku.

Nga nesër maska nuk do të jetë më e detyrueshme në ambientet e jashtme. Ora policore do jetë në 23:00 të mbrëmjes ndërsa do të lejohet muzika deri në orën 22:00.