Bota

Nesër samiti i NATO-s në Bruksel, pritet adresimi i shumë sfidave!

Udhëheqësit e NATO-s janë të gatshëm të marrin vendime për të ofruar siguri afatgjatë. Shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg:

Për herë të parë nga 2018-ta, liderët mblidhen nesër në Bruksel. Takimi i nivelit të lartë do të hapë një kapitull të ri në historinë e Aleancës duke rënë dakord mbi një axhendë ambicioze dhe largpamëse të NATO-s për vitin 2030!

Ky është moment i rëndësishëm për Aleancën që t’u përshtatet sfidave, të tilla si Rusia dhe Kina, që i kundërvihen rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Kreu i NATO-s veçoi dhe kërcënimin e vazhdueshëm nga terrorizmi, sulmet e sofistikuara kibernetike, teknologjitë shqetësuese e ndryshimet e klimës.

Stoltenberg pret që udhëheqësit t’i japin mandatin për të punuar në konceptin strategjik që do të miratohet në vitin 2022.

Misioni im është një angazhim i qartë nga aleatët për të ulur ndjeshëm misionet ushtarake dhe që NATO të kontribuojë në synimin “zero emetime!”

Koncepti i ri ka për qëllim të adresojë edhe sfidat e rritjes së ndikimit të Kinës, që nuk është përmendur më parë, si dhe të trajtojë qasjen e një Rusie më agresive, me të cilën NATO ka një nga pikat më të ulëta të marrëdhënieve të saj që nga Lufta e Ftohtë.

Gjithashtu, samiti do të marrë vendime rreth përdorimit të fushave të reja operacionale, si dhe të kibernetikës e hapësirës!

Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë një politikë të re të mbrojtjes kibernetike, bazuar në konsultimet politike e planifikimin ushtarak për të mbajtur t’i sigurta sistemet e Aleancës.

Stoltenberg pret të dërgojë mesazhin e qartë se NATO është e vendosur të mbrojë veten në mënyrë efektive, si në hapësirë, ashtu edhe nga toka, deti e ajri. Ndër të tjera do të miratohet një politikë e re mbi dhunën seksuale që lidhet me konfliktet.