Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

Nesër shorti i Champions, Teuta mëson kundërshtarin!

Të martën në orën 12:00, Teuta do të mësojë rivalët për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Durrsakët janë në vazon e skuadrave jofavorite, duke pasur koeficient të ulët, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kërkojnë kualifikimin.

Nga 16 klube që mund të jenë rivalë në turin e parë, ka emra të cilët duken të pranueshëm për “djemtë e detit”. Kampionët e Gjibraltarit, Malit të Zi, Gjeorgjisë, Estonisë dhe Lituanisë mund të “peshkohen” nga Teuta në këtë tur dhe shanset e kualifikimit do të ishin vërtet të mëdha.

Nga ana tjetër, durrsakët rrezikojnë të përballen edhe me klube si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë apo Ferencvarosh, ku aktivizohet mesfushori shqiptar Myrto Uzuni.