Aktualitet Rajoni

Nesër takimi zyrtar në Beograd për ‘Ballkanin e Hapur’, zbardhet agjenda!

Ditën e nesërme do të zhvillohet samiti i rradhës i nismës rajonale, Ballkani i Hapur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Mësohet se në orën 09:55 është parashikuar që të mbërrijnë të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në vendin ku do të mbahet samiti për të bërë foton tradicionale, teksa në 10:00 do të jetë hapja zyrtare e Ballkanit të Hapur.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Në pamje duket se Rama është ulur pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Agjenda do të vijojë 1 orë më pas, ku do të ketë takime me përfaqësues të grupit të investimeve në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur.

Në 12:00, do të ketë takime me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjitike, ndërsa në 13:00 do të mbahet ceremonia për formimin e disa marrëveshjeve.

Në samitin e nesërm, do të ketë përfaqësues nga Bosnje dhe Hercegovina, ministri i Jashtëm i Hungarisë dhe Turqisë.