Bota

Netanyahu: Luftë e tmerrshme bërthamore do të shpërthejë nëse Irani nuk ndalet!

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij të parë drejtuar popullit iranian të enjten mbrëma, u shpreh se një “luftë e tmerrshme bërthamore” do të shpërthejë nëse bota nuk e ndalon Teheranin të sigurojë armë atomike

 “Nëse Irani siguron një armë bërthamore, ky do të jetë një problem me të cilin do të përballemi të gjithë ne. Do të ndryshojë botën. Programi bërthamor i Iranit ka arritur në një pikë të rrezikshme. Ne duhet t’ju themi atyre se nëse kalojnë një prag bërthamor, kjo është diçka që ne nuk mund ta tolerojmë”, tha ai, duke shtuar se veprimet izraelite i kishin vonuar ato me një dekadë, por tani programi po ec përpara.

Siguria e botës dhe shpresat e popullit iranian janë në rrezik, tha Netanyahu.

Ai ka argumentuar prej kohësh se kombinimi i sanksioneve dhe prania e një kërcënimi të besueshëm ushtarak është mënyra e vetme për të ndaluar Iranin të prodhojë armë bërthamore.

“Historia do të ndryshojë nëse Irani do të marrë armë bërthamore”, theksoi mes tjerash kreu izraelit.