Tech

Netflix e bën realitet, platforma sjell risinë e videolojërave!

Ishte paralajmëruar kohë më parë dhe duket se Netflix ka bërë realitet videolojrat në platformën e saj!

Fillimisht ato do të jenë të disponueshme vetëm për përdoruesit  e smartfonëve me sistem operimi Android, e më pas do të jenë të aksesueshme në të gjitha pajisjet!

Si fillim abonuesit do të mund të luajnë pesë lojëra: Stranger Things: 1984, Stranger Things 3: The Game, Card Blast, Teeter Up dhe Shooting Hoops.

“Edhe pse është fillimi i rrugëtimit të gjatë, jemi të lumtur që mund të ofrojmë përvojën e videolojërave që dallojnë nga ato që aktualisht janë pa pagesë”, thuhet ndër tjera në një deklaratë

Lojërat e para kanë një grafikë relativisht të thjeshtë dhe mund të luhen nga të gjithë, por nga Netflix kanë theksuar se me kalimin e kohës planifikojnë të krijojnë lojëra më të shumëllojshme.

Aktualisht vetëm përdoruesit e Android mund t’i shfrytëzojnë këto risi nga Netflix, pasi për iOS duhet të presin akoma.