Rajoni

“Netflix” shton Kosovën mes shteteve

“Netflix” shton Kosovën në platformë, me kodin telefonik +383. Këtë e bëri të ditur Sovran Hoti, i cili dy muaj më parë nisi fushatën për njohjen e Kosovës nga kjo kompani amerikane.

Pas 37 mijë nënshkrimeve, “Netfix” pranoi kërkesën e atyre që firmosën peticionin. Presim të njëjtën gjë edhe për vend-ndodhjen e përdoruesve kosovarë.

Sa i përket nismës, Hoti ka treguar se lindi pasi në kohën e pandemisë duke e përdorur Netflix-in më shumë se më parë, konstatoi se lokacionin e tij e shihte si vendndodhje në Serbi.

Prej 2008-ës kur Kosova shpalli pavarësinë, vazhdon të mos ketë kodin e saj në internet dhe ky i identitetit digjital, nuk është problem i ditëve të sotme.

Për këtë arsye kur qytetarët hyjnë në internet nga territori i Kosovës, IP-adresat e tyre lidhen me ato të vendeve të rajonit si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia e Veriut.

Muaj më parë, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës bëri të ditur se ndarja e domeinit përbën proces të gjatë negociatash.