Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Nevina Shtylla surprizon me planin e saj më të ri, jashtë botës së ekranit!

Moderatorja e njohur e ekranit dhe shumë e dashur për publikun, Nevina Shtylla, ka zbuluar planet e së ardhmes.

Kohët e fundit, Nevina ka bërë pak pauzë nga media, por jo pa qëllim, mesa duket në mendjen e saj qëndrojnë plane të mëdha dhe pritet të na surprizojë ashtu siç ka bërë gjithmonë me projektet e tjera.

E ftuar në programin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, në Top Albania Radio, Nevina diskuton gjerësisht rreth jetës së saj private, nga fëmijëria e deri më tani, pa lënë pas edhe karrierën profesionale.

Gjatë intervistës, Jonida e pyet se sa do t’i zgjasin këto pushimet që ka marrë… dhe Nevina zbulon projektin, në të cilin nuk e keni imagjinuar kurrë më parë:

Jam duke u marrë me dy tre angazhime të mijat, kam patur në plan që të krijoj edhe diçka timen, një ‘brand’ timin. Kam përshtypjen se është bërë pak kshu si klishe, që kur tërhiqesh nga emisioni ose bën një fëmijë ose një ‘brand’. Unë jam në një moshë për të bërë një ‘brand’.

Jam duke u munduar që ta sjell shumë shpejt, jam duke u munduar që të sjell diçka të re, ndryshe, është një produkt që vjen për herë të parë si i konceptuar në Shqipëri sepse prodhimin do ta ketë në Itali.

Gjithashtu, Nevina Shtylla zbulon se formati ‘Kino Star’ nuk ka mbaruar ende sepse do të sjellë një serial nën logon e Top Channel, janë duke punuar dhe nuk ka përfunduar si projekt.