Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Nga albumi që pritet së shpejti e deri tek projekti i ri, Franc Koruni na zbulon më shumë!

I ftuar tek “Live From Tirana” ishte këngëtari Franc Koruni i cili na tregoi më shumë rreth projektit të tij më të fundit, albumit të ri që do të publikohet së shpejti dhe pjesëmarrjes së tij në Festivalin e Këngës.

Çfarë mund të na thuash në raport më këngën tënde më të fundit e cila është me videoklip?

Unë jam shumë i kënaqur me këngën dhe albumin që do e pasojë. Kjo është edhe kënga e parë e albumit dhe unë doja t’i jepja një shije paraprake. Këtë herë është veshur edhe me imazh sepse zakonisht imazhet shërbejnë për të mbuluar përmbajtjen e materialit muzikor dhe gjithmonë më është dukur e vështirë t’i kombinoj të dyja.

Kush është përmbatja që kënga ka brenda saj dhe çfarë tenton të shprehë?

Thelbi i këngës është vetëdija dhe titulli i saj është “Detyron”. Vetëdjia na detyron të jetojmë në komfort pavarësisht situatave piskologjike, sociale ose emocionale. Të qenit i vetëdijshëm për atë që jemi në një farë mënyre orienton jetën tonë. Kjo është një këngë shumë psikologjike dhe videoklipi është xhiruar në një zyrë psikologu.

Do të jesh edhe në Festivalin e Këngës këtë vit?

Po, këtë vit do të jem dhe në festival. Tani shpejt do të dalë edhe albumi, ndërsa me 2 dhjetor do të kem edhe një koncert recital tek salla e liceut “Tonin Harapi” me të ftuar mjaft të rëndësishëm. Kam shumë gjëra deri në fund të vitit që më presin.