Celebrities Live From Tirana Music

Nga albumi “Ti je festa ime” e deri te planet e vitit 2022, Besa Kokëdhima i thotë të gjitha në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima e cila në pjesën e parë të emisionit na tregoi se si është duke i kaluar këto ditë festive, por jo vetëm. Ajo foli edhe për një situatë aspak të mirë teksa babai i saj, Koço Kokëdhima ishte i infektuar me COVID-19. Zbuloni më shumë rreth intervistës së këngëtares duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, në pjesën e dytë të emisionit, spikeri Elios Shuli e pyeti këngëtaren rreth albumit të saj “Ti je festa ime” ku për më shumë ajo na tregoi:

Edicioni i parë (Besa për festat) ka dalë në 2013 dhe në 2015 ka dalë i dyti (Ti je festa ime) që është përmbledhja, e kam në plan të bëjë një cikël të tretë të albumit. Doja ta bëja sivjet, por kam bërë një album në Francë dhe nuk pata mundësi të kapja kohën.

Si do të na vijë Besa në vitin 2022?

Kam 2 vjet që kam punuar, kam realizuar albumin e ri me artistë të njohur në Francë, gjysmë frengjisht, gjysmë anglisht. Kemi xhiruar dhe klipin e parë dhe tani kemi çështjen e lançimit në raport me problematikat e turneve.

Rikthehemi tek festat. Cila është pjata e preferuar për Besa Kokëdhimën në tryezat familjare?

Pjata ime e preferuar është pilaf me pulë por pulën e kam rralluar sepse më vjen keq për kafshët. Jemi sikur jemi rritur në Kinë nga ky aspekt.(qesh)

Po ëmbëlsira e preferuar cila është?

Bakllavaja. Sikur të mund ta haja por ruhemi prej kalorive.(qesh)